E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovës i kthehen “nipat”/ Albian Hajdari braktis Zvicrën, do të luajë me “Dardanët”

Kombëtarja e Kosovës po jeton momente të shkëlqyera. Përveç rekordit në renditjen e FIFA, “Dardanët” po tërheqin në skuadër lojtarë, të lindur dhe rritur jashtë vendit.

Albian Hajdari është futbollisti i radhës që ka braktisur kombëtaren e Zvicër, për t’u përgjigjur thirrjes së origjinës së tij.

Mbrojtësi 22 vjeçar ka pranuar ftesën e Federatës së Kosovës, ndërsa do të përfaqësojë kombëtaren e saj duke nisur nga sfidat e tetorit në kualifikueset e Botërorit 2026.

Me atë të një njoftimi për mediat federata e Kosovës mirëpret vendimin e Albian Hajdarit dhe thotë se me të skuadra do të jetë më e fortë.

Qëndërmbrojtësi është pjesë e Hoffenheim në Bundesligën e Gjermanisë. Ai ka kaluar të gjitha skuadrat zinxhir të moshave të Zvicrës, si dhe është grumbulluar edhe nga kombëtarja e parë.

Albian Hajdari është lojtari i dytë që në pak javë braktis Zvicrën për të luajtur me Kosovën.

Në fillim të shtatorit, me “Dardanët” u bashkua edhe Leon Avdullahu, I cili luajtu edhe në dy sfidat e shkuara për eliminatoret e “Kupës së Botës”.  / abcnews.al /

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›