E Diel, 1 Nëntor 2026

Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit të Paqes” për Gazën

Kremlini ka njoftuar se Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t’u bashkuar “Bordit të Paqes” të udhëhequr nga SHBA-të për Gazën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se udhëheqësi rus po e shqyrton aktualisht propozimin, raporton skynews.

“Për momentin, po studiojmë të gjitha detajet e këtij propozimi dhe shpresojmë të kemi kontakte me palën amerikane për të sqaruar të gjitha nuancat”, tha ai.

Bordi përbëhet nga kryetari, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe 11 anëtarë ekzekutivë, përfshirë të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff , sekretarin e shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe ish-kryeministrin britanik, Sir Tony Blair .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›