E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremtimi i Bajramit, pse ndodhen perplasjet Luljeta Ndoka

Data e festimit te Kurban Bajramit ka ngjallur debat ne radhet e myslimaneve, per shkak se ajo do te kremtohet ne dite te ndryshme ne shtete te ndryshme. Edhe mes shqiptareve ne tre shtetet, Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, ka ndasi lidhur me daten e kremtimit. Komuniteti Mysliman i Shqiperise njoftoi zyrtarisht se dita e pare e Kurban Bajramit do te jete diten e enjte date 25 tetor 2012. Zyrtarisht KMSH ka thene se “ceremonia e faljes se Kurban Bajramit per besimtaret e Tiranes do te organizohet ne oren 07:44 ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne segmentin para ish Hotel Dajtit”.

Nga ana tjeter, Kryesia e Bashkesise Islame te Kosoves, njoftoi per besimtaret dhe opinionin e gjere se dita e pare e festes se Kurban - Bajramit eshte te premten me 26 tetor 2012. Myftiu i Kosoves, Naim Ternava ka bere te ditur arsyet e vendimit qe ka marre Kryesia e Bashkesise Islame te Kosoves: “Megjitheqe, ne Takimin e ketij viti ka qene e parapare qe dita e Kurban - Bajramit te jete me 25 tetor, caktimi i dites se Arafatit nga autoritetet e Arabise Saudite, ka bere qe Kryesia e BIK te marre vendim qe dita e pare e Bajramit te jete me 26 tetor, kjo edhe per faktin se “fetarisht prerja e kurbanit nuk mund te behet derisa haxhileret jane ne Arafat”.

Kurse Bashkesia Fetare Islame e Republikes se Maqedonise i ka qendruar nje marreveshjeje paraprake mes tre vendeve duke fiksuar 25 tetorin si date kremtimi. :Ne baze te vendimit te perbashket te tri bashkesive fetare: Komunitetit Musliman i Republikes se Shqiperise, Bashkesia Islame e Republikes se Kosoves dhe Bashkesia Fetare Islame e Republikes se Maqedonise i informojme besimtaret, respektivisht opinionin publik dhe diasporen se Dita e pare e Kurban Bajramit eshte me 25 Tetor 2012, mbetet ashtu sic eshte e parapare me Takvimin e 2012”, deklaroi kreu Sulejman Rexhepi.

Fakti qe Republika e Kosoves do te festoje te premten, kritikohet nga Haxhi Selim Muca, kryetar i KMSH. Duke folur dje me “Koha Jone”, ai tha: “Nuk e di perse Kosova ka vendosur qe ta festoje Kuban Bajramin me 26, dhe jo me 25 tetor, sic e kishim lene me ane te nje marreveshjeje. Para pak kohesh nenshkruam me perfaqesues te myslimaneve nga Turqia, Maqedonia dhe Kosova nje marreveshje, sipas te ciles, Kurban Bajrami do te festohej me date 25. Kosova e theu marreveshjen dhe nuk e di pse”. Nderkohe, argumentimit te Bashkesise Islame kosovare se “fetarisht prerja e kurbanit nuk mund te behet derisa haxhileret jane ne Arafat”, Haxhi Selim Muca i pergjigjet se nuk qendron. Sipas tij, Kurbani theret diten e pare, te dyte apo edhe te trete, pasi festimi i Bajramit zgjat tre dite.

Plloci: Nuk ka vend per divergjenca, dy datat qendrojne

Imami i xhamise se re te rruga “Ferit Xhajko” ne Tirane, Lulzim Plloci, thote per “Koha Jone” se te dyja datat jane te rregullta per diten e Kurban Bajramit dhe nuk ka asnje divergjence mes tyre. “E para eshte e perllogaritur ne baze astronomike, e cila eshte e pranueshme, e dyta ka te beje me nje vendim me shikim te lire, pra me sy”, thote Plloci. Sipas tij, e ka nje mosperputhje midis dates se shpallur nga Arabia Saudite, si vendi qe organizon edhe ritualin e haxhit, me te cilin lidhet edhe festa e Kurban Bajramit, dhe diten e shpallur nga vende te ndryshme te cilet ndjekin me perpikmeri kalendarin henor, te percaktuar sipas perllogaritjeve te sakta astronomike. Ai thote se, ato vende qe kane vendosur daten 25 tetor per Kurban Bajram jane bazuar tek hena, ndersa te tjera shtete qe kane vendosur daten 2, jane bazuar ne faktin se rituali i haxhit behet ne Arafat dhe eshte ndjekur rregulli se ate diten nuk behet kurban. Pra, sipas Imam Pllocit, te dy argumentet qendrojne dhe nuk ka asgje te keqe, aq me teper te flitet per percarje. Imam Lulzim Plloci ben thirrje qe Dita e bajramit te percoje mesazhe paqeje, miresie e begatie si dhe te qendrojme sa me prane njerezve ne nevoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›