Kreta po digjet, betejë me flakët në tre fronte, shkrumbohen shtëpitë! Mbi 5 mijë të evakuuar, flakët i afrohen hoteleve

Ishulli grek i Kretës po përballet me zjarre të fuqishme. Protothema.gr raporton se zjarri në Ierapetra po përhapet në mënyrë të pakontrollueshme në tre fronte.
Pak pas mesnatës mbërritën përforcime nga Athina për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Megjithatë zjarrfikësit e kanë të vështirë të vënë zjarrin nën kontroll për shkak të erërave të forta që do të vazhdojnë të fryjnë dhe për shkak të terrenit të vështirë të zonës.
???? ΕΚΤΑΚΤΟ: Μαζική εκκένωση τουριστικών καταλυμάτων. Η #φωτιά στα Φέρμα Ιεράπετρας εκτός ελέγχου.
Οι αρχές έχουν ήδη δώσει εντολή για μαζική εκκένωση ξενοδοχείων, ενοικιαζόμενων δωματίων και κατοικιών, καθώς οι φλόγες πλησιάζουν επικίνδυνα τις εγκαταστάσεις. #Κρήτη #πυρκαγιά pic.twitter.com/1O5o0hj8iO
— Εποχικοί Πυροσβέστες (@epoxpyrosvestes) July 2, 2025
Përveç forcave zjarrfikëse në zonë, autoritetet lokale dhe vullnetarët po ndihmojnë në operacionin e madh për shuarjen e flakëve.
Të paktën 5000 persona janë evakuuar, ndërsa tymi nga zjarri ka mbuluar edhe detin pranë Makrys Gialos. Shumë njerëz që ishin në plazh u larguan nga zona me varka dhe mjete lundruese.
Në zonën e Agia Fotia dhe Ferma, flakët u përhapën dhe dogjën shtëpi dhe serra, ndërsa ende nuk është bërë një vlerësim gjithëpërfshirës i dëmeve.
Pak pas mesnate, autoritetet në zonën Ferma të Ierapetrës urdhëruan një evakuim masiv të hoteleve, dhomave me qira dhe rezidencave, pasi flakët po i afroheshin në mënyrë të rrezikshme ambienteve.
Shërbimet e urgjencës janë në gatishmëri të lartë
Shërbimet e urgjencës janë në gatishmëri të lartë në prefekturën e Lasithit dhe në bashkëpunim të plotë me autoritetet kompetente. Janë në veprim 8 ambulanca, të cilat deri më tani kanë transportuar 3 qytetarë me probleme të frymëmarrjes, 2 qytetarë me lëndime të lehta dhe 1 qytetar me probleme lëvizshmërie në Spitalin e Përgjithshëm të Ierapetrës.
Sipas Zëvendës Shefit Rajonal të Mbrojtjes Civile të Rajonit të Kretës, Giorgos Tsapakos, puna e shuarjes së zjarrit është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të intensitetit të erërave dhe ndryshimit të drejtimit të tyre.
/vizionplus.tv