Kreu disa vjedhje në Tiranë, në pranga 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet si autor I disa vjedhjeve në Tiranë. Pas identifikimit të tij nga kamerat e sigurisë, policia zhvilloi operacionin e koduar “Mountain bike”, ku në pranga ra 44-vjeçari H.P.
Sipas policisë ai dyshohet se ka vjedhur disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.
/rtsh.al/