E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KMSH-së uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Më shumë paqe, solidaritet dhe mirëkuptim

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti.

Në urimin e tij, kreu i KMSH-së thekson se Kurban Bajrami është një festë që simbolizon sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit dhe kujdesin për njëri-tjetrin.

Ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes ndaj familjeve, të moshuarve dhe njerëzve në nevojë, duke bërë thirrje për më shumë mirëkuptim dhe bashkim në shoqëri.

H. Bujar Spahiu uroi që kjo festë e shenjtë të sjellë begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›