E Martë, 3 Nëntor 2026

Kreu i OKB-së kundër Trump: Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë në konfliktin Izrael-Iran mund të ketë pasoja

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje kundër “ndërkombëtarizimit të mëtejshëm” të konfliktit Iran-Izrael.

“Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen e sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”, tha ai në një deklaratë sot.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se po përgatitet të përdorë asetet ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane.

“Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, tha Trump sot në lidhje me mundësinë e veprimeve të SHBA-së kundër Iranit.

Kujtojmë se edhe brenda Kongresit Amerikan janë të ndarë lidhur me çështjen nëse SHBA duhet të ndërhyjë ose jo në konfliktin Izrael-Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›