E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS Ina Rames Meheto mua po dhe Berishen

Te tjera rreth shkrimit Kamerat e Qeverise si dhe kur u fshine filmimet 3 te akuzuarit zyrtarisht ne arrest shtepie Shefi i Armatimit te Gardes Pistoleten e mori Prendi Faktet e vertetuara ja si akuzohet Prendi BLOG - Nje deshmi e lene jashte dosjes se 21 janarit - Nga ALBA MALLTEZI Kreu i PS Edi Rama ne nje leter falenderimi/inkurajimi drejtuar Prokurores se Pergjithshme Ina Rama eshte shprehur optimist dhe mirenjohes per hapin e madh qe u hodh dje ne rrugen e drejtesise per 21 janarin. Letra vjen pas hapave te para te hedhura nga Prokuroria per ndeshkimin e vrasesve te protestuesve te 21 janarit. Rama pervec falenderimeve drejtuar Ina Rames eshte shprehur mirenjohes per qendrimin e qeverise amerikane dhe ambasadorit Arvizu. Rama ka kerkuar qe te ndeshkohen edhe Sali Berisha bashke me ministrin e mbrojtjes se asaj kohe.

LETRA E EDI RAMES
Ne emer te ketij Grupi parlamentar dhe te Partise Socialiste pergezoj Prokurorine per hapin e madh qe u hodh dje ne rrugen e drejtesise per 21 janarin. Identifikimi i plote i vrasesit se te ndjerit Faik Myrtaj komandanti famekeq i Gardes Republikane qe u kthye ne 21 janar 2011 ne nje hordhi vrastare mbi qytetaret e pafajshem dhe arrestimi i tij eshte nje lajm lehtesues edhe pse mbeten tre vrasje te tjera per tu zbardhur.
Padyshim ne zbardhjen e plote te kesaj vrasjeje ka luajtur nje rol kyc FBI me ekspertizen e saj. Une perseri e falenderoj ne emer te te gjithe popullit opozitar me mirenjohje Qeverine amerikane dhe Ambasadorin Arvizu per mbeshtetjen totale qe po i japin hetimit edhe fale perfshirjes se FBI ndashse. Edhe arrestimi i ekzekutorit te zhdukjes se provave filmike nga serveri i kryeministrise eshte nje lajm i mire nga procesi hetimor qe duam te besojme se do te thellohet deri ne fund.

Ne kerkojme edhe ne emer te familjeve te viktimave edhe ne emer te Shqiperise europiane cuarjen e hetimit deri tek pergjegjesit e medhenj te hapjes se zjarrit qe nuk jane ekzekutoret por urdheruesit e tyre. Pa asnje ekuivok ne e mbeshtesim 100 Prokurorine ne kete hetim. Une e quaj demencial qendrimin kercenues te kryeministrit ndaj Prokurores se Pergjithshme. Demence shoqerisht e rrezikshme te kercenosh nga karrigia kryeministrore kreun e organit te akuzes madje bashke me Presidentin e Republikes se do te hetohen dhe do te ndeshkohen sapo te lene detyren.

E ftoj opinionin publik dhe komunitetin nderkombetar ta degjoje me shqetesim kete kercenim mafioz sepse e ben autoriteti i nje shumice te vjedhur qe e synon Presidencen e Republikes jo vetem per te paralizuar doren e drejtesise ne cdo proces pervelues per kete shumice por edhe me keq per ta kthyer ate dore ne persekutore te kundershtareve te vet ose te kujtdo qe e ka regjistruar si kundershtar. Ne fakt Sali Berisha bashke me ish ministrin e tij te brendshem sot duhet te ishin zyrtarisht nen hetim per vrasjet e 21 janarit. Ska batalion ushtarak qe hap zjarr pa urdher dhe ska komandant garde qe urdhrin e jep pa e marre nga lart. Komandanti i arrestuar i Gardes Republikane mund te pranoje te behet koke turku dhe te mos e thote se kush ia dha urdhrin por drejtesia shqiptare smund te mjaftohet me arrestimin e tij dje apo te ekzekutoreve te tjere neser. Pa ndeshkimin e urdheruesve drejtesia do te jete e paplote dhe vrasjet do te mbeten te pandeshkuara plotesisht.
Asnje problem per ne qe prokuroria kerkon tre deputete per te shkuar me tej me hetimin. Une personalisht jam i gatshem te hetohem bashke me ta dhe sinqerisht nuk e kuptoj cfare ka bere secili prej te tre deputeteve me shume se une ne organizimin e demonstrates se 21 janarit. Ose me shkoqur akoma e di fare mire qe asnje nga deputetet ska bere asgje me shume se une vet per te organizuar demonstraten e 21 janarit. Ne kete aspekt une te tre deputetet te gjithe deputetet jemi te gatshem te hetohemi dhe te kontribuojme ne procesin hetimor duke thene te te verteten vetem te verteten asgje me shume se te verteten. Prandaj i bej apel Prokurorise te na perfshije te gjitheve mua te parin ne hetimet e saj. Kam te gjithe gadishmerine per te dhene kontributin tim ashtu sic kemi te gjithe gjithe gadishmerine per te dhene kontributin tone. Per me teper si kryetar i opozites dhe i Partise Socialiste une nuk kam asnje imunitet edhe pse le ta themi hapur drejtperdrejte troc qe heqja e imunitetit te tre deputeteve eshte per ne teresisht e pamjaftueshme nderkohe qe mbetet pa u hequr imuniteti i deputetit Sali Berisha. Nga ana tjeter edhe ne kete rast si per cdo rast qendrimi yne karshi imuniteteve per cdo ceshtje qe i intereson Prokurorise se Republikes eshte i shpallur dhe i njohur boterisht per cdo proces padyshim edhe per 21 janarin. Por smund te mos e themi megjithe mbeshtetjen pas asnje ekuivok per Prokurorine se pa hetuar Sali Berishen dhe Lulezim Bashen hetimi i cdo figure tjeter politike ngjan i sforcuar per te mos thene i padrejte. Si mund te mos hetohen dy hallkat me te larta te zinxhirit te komandes te gardes vrastare te 21 janarit E pajustifikueshme Shpresoj qe kjo te mos mbetet keshtu deri ne fund dhe te ndryshoje jo ne funksion te interesit te paleve por vetem ne funksion te interesit te nje hetimi te thelle te drejte te paanshem dhe te pavarur.
Gjykata dha nje tjeter prove te nenshtrimit te saj te plote ndaj pushtetit te oborrit te sotem qe mban peng Shqiperine dhe qe eshte drejtperdrejte i implikuar ne vrasjet e 21 janarit. La ne arrest shtepie nje vrases te zbuluar plotesisht nga ekspertiza me kompetente e botes. Arrest shtepie ne shtetin e bere njesh me pushtetin do te thote liri dalje do te thote mundesi e pakufishme komunikimi per te ndotur provat persa kohe urdheruesit e vrasjeve jo vetem jane te lire por jane ne krye te puneve te pushtetit qe ka futur ne sqetull shtetin.
Ne i bejme apel publik Gjykates se Apelit ta revokoje kete mase te papranueshme dhe te pranoje kerkesen e Prokurorise per arrest me burg.

Ne duam drejtesi dhe vetem drejtesi asgje tjeter pervec drejtesise. E inkurajojme dhe e mbeshtesim plotesisht Prokuroren e Pergjithshme znj. Ina Rama dhe te gjithe grupin hetimor. Ashtu sikunder perfitoj nga rasti qe personalisht te hedh poshte me perbuzje cdo akuze te bere ne adrese te saj per gjoja bashkepunim me opoziten apo me mua vete. Sot e verteta eshte se Shqiperia eshte zgjuar me e lehtesuar dhe pa asnje dyshim merita per kete i takon ne radhe te pare prokurorise. Ashtu sikunder i takon miqve te medhenj te Shqiperise Shteteve te Bashkuara te Amerikes te cilet permes Ambasadorit FBI-se dhe qendrimit pa asnje ekuivok per te hetuar deri ne fund 21 janarin po japin nje kontribut te cmuar jo vetem per kete process por edhe per nje sens te drejtesise aq shume te munguar ne ditet e sotme. Ne tunelin e drejtesise per 21 janarin eshte ndezur nje drite shpresedhenese. Ne do te presim me durim qe hetimet te hedhin me shume drite deri ne zbardhjen e plote te se vertetes dhe do te japim cdo kontribut qe na kerkohet sepse besojme shume fort qe mbeshtetja e botes demokratike e shprehur ne deklaraten e Trojkes pak dite me pare dhe e Shteteve te Bashkuara ne radhen me te pare jane nje garanci e madhe qe ne kete proces fundi te mos jete i njejte me te tjera procese qe e kane njollosur keq drejtesine shqiptare qe e kane zhgenjyer rende popullin shqiptar qe e kane shperfaqur plotesisht karakterin mafioz te ketij pushteti i cili garancine e ka gjetur fatkeqesisht te pushteti gjyqesor kthyer ne vegel qorre te tij. Per gjithe sa thashe e sidomos per faktin se ka nje rritje te ndjeshme te shqetesimit dhe te ndjeshmerise te botes demokratike te Europes se Bashkuar dhe te Shteteve te Bashkuara per ecurine e drejtesise ne Shqiperi lejomeni qe sot te jem me optimist se dje per faktin se sot ndryshe nga dje ne hetimin e krimit shteteror te 21 janarit eshte bere nje hap i madh perpara. Edhe njehere pergezime per Prokurorine dhe mbeshtetje pa asnje ekuivok per ti shkuar deri ne fund hetimeve te 21 janarit. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›