E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Partisë “Mundësia” u ndalua nga Garda, Kapri: Në Kuvend do vijë Rama, i trembet Agron Shehajt

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka reaguar pas përplasjes së Agron Shehajt me efektivët e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit, duke akuzuar institucionin e sigurisë për ndalim të dhunshëm të deputetit.

Kapri deklaroi se Shehaj ishte paraqitur në Kuvend pasi afati i përjashtimit i ka skaduar më 21 korrik, por sipas tij, Garda e kishte mbajtur te dera dhe nuk e kishte lejuar të hynte në ambientet e Parlamentit.

“Shehaj është ndalur në mënyrë të dhunshme nga Garda. Sot Shehaj erdhi në Kuvend dhe Garda e mbajti te dera, duke mos e lejuar të hyjë në Parlament. Kemi informacione se Rama do të vijë sot në seancë dhe Rama i trembet Shehajt. Është shumë e rëndë të ndalosh një deputet të hyjë në Kuvend. Kanë kaluar 30 ditë, ne kemi sjellë urdhrin. Nuk e tregojnë urdhrin, ata janë punonjës të Gardës. Ajo dhunë atje është e tmerrshme, është fundi i demokracisë të tërheqësh zvarrë një deputet”, tha Kapri.

Ky reagim vjen pas përplasjes së Agron Shehajt me Gardën, në të njëjtën ditë kur para Kuvendit protestuesit po përplasen me policinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›