E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kreu i parlamentit iranian: S’ka negociata me SHBA-të, janë fake news

Disa media ndërkombëtare kanë cituar burime që thonë se Steve Witkoff (i dërguari special i Donald Trumpit) dhe Jared Kushner (dhëndri i Trumpit) kanë zhvilluar negociata me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Trump vetë ka pretenduar se SHBA-ja është në bisedime “të forta” me një figurë “të respektuar” iraniane për të përfunduar konfliktin në Lindjen e Mesme, duke shtyrë afatin për sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit dhe duke folur për mundësi takimesh të mëtejshme (përfshirë mundësisht në Islamabad me ndërmjetësim të vendeve të tjera).

Megjithatë, sipas BBC që i referohet postimit në ‘X’, kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf-s mohon kategorikisht çdo negociatë: Asnjë negociatë nuk është zhvilluar me SHBA-në. Raportimet janë “fake news” të krijuara për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës. Qëllimi është të ndihmojnë SHBA-në dhe Izraelin të “shpëtojnë nga bataku” ku kanë rënë. Populli ynë kërkon ndëshkim të plotë dhe të penduar të agresorëve. Të gjithë zyrtarët iranianë qëndrojnë fort pas udhëheqësit suprem dhe popullit derisa ky qëllim të arrihet,

Ndërkaq, më herët u bë e ditur se një zyrtar i lartë iranian ka bërë të ditur se SHBA ka kërkuar një takim me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf.

Zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, tha se Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit ende nuk ka marrë vendim për ndonjë bisedim të propozuar dhe se Irani nuk ka dhënë ende përgjigje, transmeton Reuters.

Ky zhvillim vjen në mes të tensioneve të larta mes SHBA-së dhe Iranit, ku sipas raportimeve të fundit nga Reuters dhe media të tjera (si Jerusalem Post), Qalibaf duket se ka marrë një rol më qendror në Teheran pas goditjeve izraelite dhe amerikane që kanë goditur udhëheqjen politike iraniane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›