E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim pasioni në Athinë/ Shqiptari vret 45-vjeçaren dhe më pas i jep fund jetës së tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në athine ku një shqiptar dyshohet se ka vrarë me armë një grua 45-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare, dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Dy trupat e pajetë u gjetën në hyrjen e një pallati. Sipas të dhënave të deritanishme të autoriteteve greke, burri dyshohet se i kishte zënë pritë 45-vjeçares. Kur ajo mbërriti pranë pallatit, ai e qëlloi disa herë me revolver, duke e vrarë dhe më pas qëlloi veten në kokë.

Në pallatin ku ndodhi krimi banon vajza e 45-vjeçares. VIKTIMAT KANE QENE të lidhur dhe dyshohet se ngfjarja e rende ka ndodhur për një konflikt xhelozie mes çiftit. Të dy kanë debatuar para pallatit, para se autori të ndërmerrte aktin e rëndë.

45-vjeçarja u gjet me plagë nga arma e zjarrit në trup dhe dyshohet edhe në fytyrë, ndërsa burri kishte një plagë në kokë. Pranë trupit të tij policia gjeti edhe armen, tip revolver.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›