E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Krimet zgjedhore, në kërkim dy persona/ Kukës, akuzohen për korrupsion, SPAK kontrolle në banesat e tyre

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazment Peposhi dhe Kalosh Peposhi, të dy kushërinj, në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, dyshohet se këta shtetas kanë dashur të blejnë vota në favor të Partisë Social-Demokrate, ndërkohë vijojnë kërkimet dhe për personat që kanë kërkuar të shesin votën. /abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›