E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi i rëndë në Austri! Kjo është 38-vjeçarja nga Kosova që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Austri, ku një burrë me origjinë nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare.

Krimi ndodhi të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, në komunën Baden. Viktima u gjet në oborrin e banesës me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës dhe nga armë zjarri.

Policia arrestoi menjëherë një 47-vjeçar, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Ai ndodhet në paraburgim ndërsa vijojnë veprimet hetimore.

Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur konflikte të përsëritura kohët e fundit, por motivi i krimit nuk është përcaktuar ende.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë krimit. Autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes.

Viktima:

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›