E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në Roskovec/ Banorët: Jemi të çuditur, s’ka ndodhur më parë ngjarje e tillë në fshat

FIER- Banorët e fshatit Kuman shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë, ku 80-vjeçari qëlloi për vdekje gruan dhe më pas  kreu vetëvrasje.

Ata thonë se nuk kishin dijeni nëse çifti kishte probleme.

Banorët thonë se ngjarje të tilla nuk ndodhur në të shkuarën në fshat, ndaj shprehen të çuditur me ngjarjen kësaj të marte.

“Ata janë të ardhur. E shoqja shikonte vetëm punën.

Ajo ishte shtëpiake, nuk dilte nga shtëpia. Jo s’ka pasur ngjarje të tilla. Ne po çuditemi.”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›