E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kroçera “Monet” mbërrin në Vlorë/ Zbarkojnë 43 turistë, do ndalet edhe në Sarandë, Durrës e Shëngjin

SHQIPËRI- Kroçera MONET ka mbërritur këtë mëngjes në Portin e Vlorës me 43 turistë në bord, kryesisht nga Britania e Madhe, por edhe nga Gjermania, Irlanda dhe Ukraina.

Itinerari i kësaj kroçere përfshin ndalesa në Greqi, Shqipëri dhe Kroaci, ndërsa në vendin tonë ajo ndalet në katër porte kryesore: Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin.

Moti i mirë i tetorit ka ndikuar që turistët të vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe përtej sezonit turistik të zakonshëm, duke e bërë Vlorën një destinacion gjithnjë e më të kërkuar.

Kapiteni i kroçeres, Jozef Pacev, thekson se ky nuk është udhëtimi i parë i në Shqipëri.

Vlora dhe Shqipëria vijojnë të mbeten destinacione të preferuara dhe shumë të kërkuara nga turistët e huaj.

Moti i mirë i tetorit ka ndikuar që turistët të vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe përtej sezonit turistik të zakonshëm, duke e bërë Vlorën një destinacion gjithnjë e më të kërkuar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›