E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kroçera luksoze ankorohet në Durrës/ Rama: 728 turistë nga e gjithë bota

Kroçera luksoze “Seven Seas Grandeur” është ankotuar në Portin e Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është shprehur se në bord janë 728 turistë nga e gjithë bota.

Rama shtoi se Durrësi po konfirmohet si një destinacion i rëndësishëm mesdhetar për kroçierat ndërkombëtare.

“Në kalatën 5 të Portit të Durrësit është ndalur sot për herë të parë kroçiera luksoze “Seven Seas Grandeur”, me 728 vizitorë në bord, kryesisht nga SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Brazili, Gjermania, Spanja e Japonia, Durrësi po konfirmohet si një destinacion i rëndësishëm mesdhetar për kroçierat ndërkombëtare”, shkruan Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›