E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krrabë, vijon puna për ndërtimin e shkollës së re të mesme të përgjithshme

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur sot se vijon me intensitet puna në kantierin e shkollës së re të mesme të përgjithshme në Krrabë.

Në një postim në rrjetet sociale, Denaj shprehet se shkolla e re do të krijojë kushte bashkëkohore për rreth 250 nxënës, duke garantuar mjedise të sigurta për një arsimim cilësor dhe të denjë për komunitetin.

Ky investim konsiderohet ndër më të rëndësishmit për zonën, pasi i jep zgjidhje një nevoje të kahershme të banorëve për infrastrukturë arsimore moderne.

1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›