E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruja në fokusin e turistëve, Rama publikon shifrat: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e qytetit vetëm këtë të diel

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Muzeu i Krujës këtë të diel, duke bërë të ditur se mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj e kanë vizituar gjatë ditës.

Ai e cilësoi këtë si pjesë të “të dielave të muzeve”, ndërsa theksoi interesin në rritje për turizmin kulturor në vend.

“E diela e muzeve. Mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan muzeun e Krujës në këtë të dielë të fundit të muajit mars”, shkruan Rama.

Ndërkohë, qeveria po vijon përgatitjet për sezonin e ri turistik, duke synuar rritjen e numrit të vizitorëve dhe zhvillimin jo vetëm të turizmit masiv, por edhe atij elitar, që sjell më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›