E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryemadhi pranon masën e sigurisë/ Tërhiqet nga kërkesa për shfuqizimin e “detyrim paraqitje”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hequr dorë nga kërkesa që kishte dorezuar në Gjykatën e Posaçme për heqjen e masës detyrim paraqitjeje të caktuar ndaj saj në lidhje me hetimet mbi dosjen  CEZ-DIA dhe lobimin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes avokatit të saj mbrojtës, deputetja e Partisë së Lirisë  kishte depozituar kërkesën për shfuqizimin  e masës së sigurisë, por në seancën e së hënës  ajo u tërhoq nga kjo kërkesë.

Ndërkohë, për shkak se Kryemadhi u tërhoq, gjyqtari Erjon Çela vendosi mospranimin e kërkesës, pasi çështja mbeti pa objekt dhe keshtu ngelet ne fuqi masa detyrim paraqitje të hënën e parë të çdo muaji.

I përfshirë në të njëjtën dosje është dhe ish-presidenti Ilir Meta ndaj të cilit rëndojnë të njëjtat vepra penale, duke nisur nga  ajo e pastrimt të parave, korrupsionit  dhe fshehje e pasurisë. Por Meta ndryshe nga Kryemadhi po mbahet i izoluar në qeli. Hetimet e SPAK lidhen me  çështjen CEZ-DIA, shumë e parave për lobimin e partisë së LSI në SHBA, si dhe për disa ndërhyje kirurgjikale jashtë Shqipërisë të pa deklaruara../abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›