Kryeministri Fatos NANO i ka derguar sot pasdite nje mesazh ngushellimi Presidentit te SHBA George. W. Bush. Ne kete mesazh thuhet: I nderuar Zoti President, Me hidhërim të madh mësova
Kryeministri Fatos NANO i ka derguar sot pasdite nje mesazh ngushellimi Presidentit te SHBA George. W. Bush. Ne kete mesazh thuhet:
I nderuar Zoti President,
Me hidhërim të madh mësova sot lajmin tragjik mbi aksidentin e anijes hapësinore Columbia në të cilën humbën jetën tragjikisht shtatë austronautë.
Me këtë rast dëshiroj në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar t'ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet Jush ngushëllimet e mija më të sinqerta dhe të shpreh simpatinë time më të ndjerë për viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre.