E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh Kryeministrit Grek Kostas Simitis me rastin e përfundimit të mandatit të Presidencës së BE-së. Kryeministri Nano shkruan: "I nderuar Kr

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh Kryeministrit Grek Kostas Simitis me rastin e përfundimit të mandatit të Presidencës së BE-së. Kryeministri Nano shkruan:
"I nderuar Kryeministër
Më lejoni së pari të uroj Qeverinë greke për përmbushjen me sukses të Presidencës së Bashkimit Europian dhe organizimit të mrekullueshëm të Samitit tuaj përmbyllës të mandatit.
Në Samitin e Selanikut Ju na bëtë ne të gjithë të ndihemi si pjesë e familjes së madhe europiane. Samiti i Selanikut shënoi një etapë të re në proçesin e Stabilizim-Asociimit dhe falë vizionit grek u konfirmua se vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten një prioritet i lartë në axhendën e BE.
Më tej, unë dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për vëmendjen e veçantë që Presidenca Greke ka demonstruar për Shqipërinë, duke siguruar një mbështetje vendimtare në hapat dhe përpjekjet e saj përgjatë sfidave të procesit te integrimit Europian.
Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë udhën e reformave si rruga më e mirë për të sjellë vendin tonë më afër Bashkimit Europian. Ne besojmë se Greqia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë jo vetëm për statusin e anëtarit të BE, por edhe si një fqinj për të ndarë sëbashku ngjarjet e rëndësishme të krijuara nga një histori e lashtë marrëdhëniesh.
Z. Kryeministër! Së fundi më lejoni t'Ju falënderoj edhe njëherë për mbështetjen e vendit Tuaj, po ashtu edhe për kontributin Tuaj personal në forcimin e marrëdhënieve mes BE dhe Shqipërisë dhe të shpreh edhe një herë angazhimin tonë në thellimin e bashkëpunimit tonë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›