E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh urimi Partise Social Demokrate me rastin e 12- vjetorit te krijimit te saj. Ne kete mesazh Kryeministri shkruan: "Jubileu juaj i 12-të i k

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh urimi Partise Social Demokrate me rastin e 12- vjetorit te krijimit te saj.

Ne kete mesazh Kryeministri shkruan:

"Jubileu juaj i 12-të i krijimit më jep rastin e lumtur që t'ju përshëndes në emrin tim personal, si dhe të të gjithë socialistëve shqiptarë. Në historinë e re të pluralizmit politik shqiptar roli i partisë suaj ka qenë i spikatur. Duke qenë një nga partitë e para të krijuara pas rënies së shtetit totalitar, ju keni dhënë një ndihmesë të veçantë për emancipimin e politikës shqiptare në përgjithësi dhe të së majtës në veçanti. Orientimi i qartë evropian i politikës suaj ka dhënë kontributin e vet edhe për ta afruar të majtën e re shqiptare me familjen e madhe të Internacionales Socialiste, siç edhe ka luajtur rol për të balancuar dhe reformuar politikën tonë të brendshme në përgjithësi. Aleanca e Partisë Socialiste me atë Socialdemokrate, tashmë një aleancë tradicionale, shpesh ka reflektuar në jetën shqiptare një ekuilibër më të mirë social dhe stabilitet politik. Unë shpreh bindjen se kjo aleance do të vazhdojë të reflektojë më shumë europianizim dhe përshpejtim reformash integruese në të mirë të të gjithëve.
Më lejoni që të përsëris me këtë rast urimet e mia më të mira dhe të sinqerta".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›