E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante mireseardhjeje Kryetarin e Ri te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Osmo Lipponen dhe delegacionin qe e shoqeronte. Kryeministri Nano duke

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante mireseardhjeje Kryetarin e Ri te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Osmo Lipponen dhe delegacionin qe e shoqeronte.

Kryeministri Nano duke i uruar pune te mbare ne Shqiperi dhe duke e pergezuar per kete detyre te re, e vleresoi ne fillim te takimit rolin mjaft te rendesishem qe Organizata e Bashkepunimit dhe Sigurimit te Europes, ka zhvilluar ne Shqiperi duke theksuar se ndryshime te ketij niveli sigurisht qe sjellin edhe rishikim dhe permiresim te marredhenieve te bashkepunimit ndermjet autoriteteve zyrtare, te atyre te shoqerise civile shqiptare dhe drejtuesve te ketij organizmi.

Gjithashtu Ai vleresoi se duhet rifilluar procesi i veprimeve te perbashketa per reformat ne sistemin elektoral, ne gjyqesor si dhe programet apo planet konkrete te veprimit. Nga ana e Tij, Ambasadori i ri i OSBE ne Tirane, Lipponen, vleresoi faktin se egzistojne mundesi te plota per te punuar ngushtesisht me institucionet shteterore dhe shoqerine civile shqiptare, sidomos ne ato fusha te identifikuara tashme si te mundeshme per kete bashkepunim, vecanerisht ne permiresimin e metejshem te standarteve te institucioneve demokratike qe do ta afrojne gjithnje e me shume Shqiperine me strukturat euroatlantike. Priten vendime te rendesishme te BE-se per vendet ne tranzicion, – theksoi z.Lipponen.

Kryeministri Nano theksoi se bashkepunimi me prezencen e OSBE-se duhet ripare ne kushtet kur Shqiperia ka nje realitet te ri institucional dhe po hedh hapa te ndjeshem drejt integrimit te saj ne BE. Ne kete kuader, nenvizoi Ai, duke qene se edhe klima politike ne Shqiperi eshte favorizuese, duhet te fokusohemi ne disa çeshtje si komisioni bipartizan dhe zbatimin ne teresi i rekomandimeve te ODHIR-it dhe asistenca ne fushat tashme te percaktuara.

Kryeministri Nano dhe ambasadori Lipponen shprehen te njejtin mendim per te ardhmen e bashkepunimit institucional mes tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›