E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano: E ardhmja jone e perbashket ashtu si dhe e gjithe Ballkanit eshte Bashkimi Europian dhe standartet e tij. Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me personalitetet shq

Kryeministri Nano: E ardhmja jone e perbashket ashtu si dhe e gjithe Ballkanit eshte Bashkimi Europian dhe standartet e tij.
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me personalitetet shqiptare te Kosoves Adem Demaci dhe Albin Kurti si dhe me Kryetarin e Partise Demokratike te Shqiptareve ne Maqedoni Arber Xhaferi.

Ne kete takim Kryeministri dhe personalitetet shqiptare kane shkembyer mendime rreth zhvillimeve te fundit ne Kosove, Maqedoni dhe rajon si dhe rolin e shqiptareve ne keto zhvillime.

Kryeministri ka theksuar se zgjedhjet e fundit ne Kosove ashtu dhe ato te zhvilluara ne shtator ne Maqedoni treguan se faktori shqiptare demostroi qartesisht nje shkalle te larte te konceptit te vet per demokracine ashtu sic dhe faktin se eshte pjese moderatore e zhvillimeve ne rajon.

Duke u ndalur ne situaten paszgjedhore ne Kosove Kryeministri shprehu bindjen se do te punohet per forcimin e vazhdueshem te institucioneve atje, per forcimin e qeverisjes dhe te vetqeverisjes, ne menyre qe te fillojne angazhimet per reforma ne nivelin e proceseve integruese.

Kryeministri ritheksoi se e ardhmja jone e perbashket ashtu si dhe e gjithe Ballkanit eshte Bashkimi Europian dhe standartet e tij.

Eshte e rendesishme perqendrimi ne alternativa konkurruese per te sjell aftesite vendase ne nje nivel sipermarrjesh te cilat do te sjellin standarte te njejta per te gjitha vendet dhe per te synuar levizjen e lire, tregeti te lire dhe kufinj te hapur ne rajon. Kjo mund te arrihet vetem nepermjet rritjes se aftesive konkurruese dhe pershpejtimit te proceseve te kalimit te kompetencave reale ne duart e te zgjedhurve ne Kosove.

Gjithashtu Kryeministri ka vleresuar se faktori shqiptar ne Kosove dhe Maqedoni dhe me tej do te vazhdoje te mbeshtese luften kunder terrorizmit dhe fenomeneve qe e ushqejne ate sic jane trafiqet ilegale te cdo lloji te cilat ashtu si edhe terrorizmi nuk njohin kufij.

Demaci, Xhaferi, Kurti dhe Kryeministri Nano kane ndare te njejtin mendim se faktori shqiptar duhet te nxise dhe inkurarajoje ne menyre te vazhdueshme veprimet ne drejtim te progresit sipas standarteve demokratike dhe optikes europiane per te qene inisiator te proceseve integruese rajonale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›