E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryeministri Rama: Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti

Në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama tha se Komisioni i Venecias e ka  shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për tu demokratizuar. Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, tha Rama. 

“E ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për tu demokratizuar dje për tu transformuar nga një vend i sapodalë prej diktaturës në një vend që synon të ulet në tryezën e BE. Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitit 1990, Komisioni i Vencias si një fëmijë i Europës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njehsuar në parimet e demokracisë dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa të hapur shtegun e saj. Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri është ngushtësisht e lidhur me historinë e rritjes dhe të forcimit të influencës së Komisionit të Vencias mbi procese që në vende si Shqipëria kanë pasur në vazhdimësi nevojat e ndihmës e një mbështetje mençurie dhe nevojën e një asistenti, se nuk është gjykatës, por një asistenti bujar dhe të paanshëm të çdo vendi në kërkim të standardeve më të mira”, tha Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›