E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Kanadasë: Nuk përjashtohet prania e ushtarëve kanadezë në Ukrainë pas luftës

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, deklaroi sot nga Kievi se nuk do ta përjashtonte praninë e trupave kanadezë në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë të propozuara që po shqyrtohen tani nga Ukraina dhe aleatët e saj.

Carney dha një konferencë për shtyp së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas tha se prania e ushtarëve të huaj në Ukrainë pas përfundimit të luftës me Rusinë “do të ishte e rëndësishme”.

Kryeministri kanadez ndodhej sot në Kiev me me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›