E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri se shpejti me Twitter e Fb

TIRANEuml - Edhe per kete vit kryeministri Berisha mbetet tradicional ne urimet per festat por se afermi do te kete profilet personale ne rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Ai ka pohuar per gazetaret se eshte nje perdorues shume i mire i mesazheve telefonike ndonese ato sipas tij e lodhin shume. Per pasoje kreu i qeverise ka vendosur te prese edhe pak kohe perpara se urimet e tij ti beje online sikunder ben kundershtari i rij politik Edi Raman ne Twitter apo Facebook.
Une mbaj sms e celularit per urim se shkalla e penetrimit eshte 140 ne Shqiperi ndersa interneti eshte 50. Nese interneti do arrije shifrat ku do me drejtohet cdo qytetar do e marr mundimin. Nuk bej kartolina online por ato tradicionalet me logon e Keshillit te Ministrave tha kryeministri i njohur per nismen e tij Shqiperia ne moshen e internetit.
Me mban te lidhur sms i celularit i cili me harxhon kohe i cili ne kohe eshte i komplikuar. E kam te pamundur te jap pergjigje te menjehershme. Do doja ta perdorja Facebook dhe Twitter. Por ndoshta kur interneti te perdoret tek te gjithe abonentet une do ti perdor te dyja tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›