E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja Spiropali pret Ambasdorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasdorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay.

Ambasadori Atay e uroi Kryetaren Spiropali për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit dhe vuri në dukje gatishmërinë e Ambasadës për të kontribuar në avancimin  e marrëdhënieve mes dy vendeve, si aleatë të natyrshëm, të miqësisë mes dy popujve si edhe intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Kryetarja Spiropali nënvizoi se Shqipëria do të forcojë partneritetin strategjik me Turqinë, me të cilën na lidh një miqësi e fortë tradicionale. Bashkëpunimi me Turqinë përbën një prioritet të Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë dhe institucioneve. Turqia dhe Shqipëria i janë gjendur njëra-tjetrës në ditë të mira e të vështira. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, si anëtarë të NATO-s, merr një rëndësi të veçantë në situatat e sotme në rajon e më gjerë. Kuvendi do të zgjerojë bashkëpunimin me Asamblenë e Madhe Kombëtare në të gjitha nivelet, duke nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm dhe miqësinë mes popujve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›