Kryepiskopi Joan në Imbros, kremtohet 65-vjetori i hyrjes në radhët e klerit të Patriarkut Ekumenik

Fortlumturia e Tij Joani Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë ndodhet në Imbros me rastin e festimit të 65-vjetorit të hirotonisjes në gradën klerikale të Patriarkut Ekumenik. Në këtë festim merr pjesë edhe Patriku i Aleksandrisë dhe i Gjithë Afrikës Theodorin II, Patriarku.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, së bashku me Papën dhe Patriarkun e Aleksandrisë dhe të gjithë Afrikës, Fortlumturinë e Tij Theodorin II, shoqëroi Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik Vartholome, në udhëtimin drejt Imbrosit, ishullit të tij të lindjes.
Prania e tre Primatëve në Imbros lidhet me 65-vjetorin e hyrjes së Patriarkut Ekumenik Vartholome në radhët e klerit, një përvjetor i rëndësishëm që shënon rrugëtimin e tij të gjatë të përkushtimit dhe të shërbimit ndaj Kishës së Madhe të Krishtit.
Të mërkurën më datë 13 gusht në Imbros, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore, në të cilën do të bashkëmeshojnë të tre Primatët. Ky përvjetor përkujton një nga çastet përcaktuese të jetës kishtare të Patriarkut Ekumenik.
Në vitin 1961, pas përfundimit të studimeve në Shkollën Teologjike të Halkit, ai u dorëzua dhjak, duke nisur kështu një rrugëtim 65-vjeçar shërbese, përkushtimi dhe dëshmie në gjirin e Kishës.
Kremtimi i këtij përvjetori në Imbros, vendlindjen e tij, merr një domethënie të veçantë shpirtërore, duke ndërthurur mirënjohjen për shërbesën e tij të gjatë kishtare me lutjen dhe falënderimin ndaj Perëndisë për bekimet e shumta që kanë shoqëruar këtë rrugëtim.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/