“Kryetar” për pesë minuta/ Berisha sulm Ramës nga Valencia

Sali Berisha zbatoi pikën e parë të kontratës së lobimit 6 milionë dollarë. Ai e cau rrethimin ndërkombëtar.
Fluturimi i pare mbi det pas shume kohesh, e coi fillimisht ne buze te atlantikut, në Spanjë. Në Kongresin e Partive Popullore Europiane, doktorit i lanë podiumin e kryetarit, për 5 minuta. Me mendjen te paratë por edhe te Basha, ai u foli europianëve, me dollarë.
“Narkodiktatori, ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, që të punonte kundër opozitës shqiptare. I dha atij 225,000 dollarë, por ju siguroj që nuk ishte i vetmi që u ble kundër opozitës.”
Doktorit kjo dalje jashtë shtetit, më tepër se për të shmangur kontratën e lobimit, i shërben për të nxjerrë justifikimet pas 11 majit, me në krye mbylljen e Tik Tok.
“Përmes një industrie mafioze të blerjes së votës dhe një makinerie masive intimidimi, ai ka vënë nën kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve dhe ka kthyer zgjedhjet në një fasadë. Në fund, ai bllokoi TikTok-un, duke e bërë vendin të duket njësoj me Kabulin dhe Teheranin.”Dhe, në mbledhjet e të djathtëve europianë, Berisha kujdeset tu tregojë se e ka një aleat brenda tyre, Fredi Belerin.
“Në vit elektoral, ai zgjodhi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës. U mori mandatin kryetarëve të bashkive të opozitës, siç është rasti i Fredi Belerit, i cili sot është eurodeputet, sepse arsyeja e vetme ishte që Beleri nuk pranoi t’i jepte tokën që nuk i përket familjes Rama.”
Entuziazmi e kapi edhe këtë herë Berishën.
Efekti beleri megjithate dha nje sukses te pare, ndonese te vonuar. Ate qe nuk e beri dot ne katedralen ortodokse ne varrimin e anastasit, ja arriti pas lavderimeve te perseritura per belerin: shtrengoi duart me kiriakos micotakis./abcnews.al