E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana  Sako ështe paraqitur këtë të premte në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së  kryebashkiakes së Durrësit në SPAK.

Burime të pakonfirmuara  bëjnë  me dije se Emiriana Sako  do të pyetet në lidhje me kontratat për inceneratorin e Tiranës.

Sot në  SPAK u paraqit edhe  sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi. Pas daljes nga SPAK, Agaçi tha për mediat se u mor në pyetje për inceneratorin e Tiranës.

Përgjatë ditëve të fundit në SPAK kanë shkuar për tu marrë në pyetje për inceneratorin e Tiranës  disa prej figurave kryesore të mazhorancës; kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, zevendëskryeministrja Belinda Balluku.

Në fillim të muajit dhjetor të vitit te kaluar  Gjykata e Posacme miratoi 15 urdhëra arresti per çështjen e inceneratorit të Tiranës, mes te cilëve dhe disa drejtore e ish tdrejtorë të bashkise së Tiranës.

/vizionplus.tv/ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›