E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryevepra e re e Enest Muçit/ Turqia ngrihet në këmbë për golin e radhës të talentit shqiptar

Turqia u mrekullua edhe një herë tjetër nga talenti I Ernest Muçit.

Ylli shqiptar shënoi një gol thuajse të pamundur në Superligë, dhe gazetat e Stambollit e mbuluan me superlativa.

Fantazisti i Kombëtares ia doli nga goditja e dënimit në minutën e 56-të, ndërsa dukej si kënd i pamundur për të tentuar portën. Muçi nuk zhgënjeu me guximin e tij duke dërguar tifozët në festë për rezultatin 3 me 1.

Për Muçin po mbyllet një javë fantastike, pasi të hënën realizoi dopietë golash ndaj Basakshehir./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›