Kthesa e luftës për Kosovën/ Syla: Jemi falenderues përjetësisht ndaj SHBA

24 marsi shënon kthesën e madhe të historisë së Kosovës dhe luftës së saj për pavarësi. 27 vite më parë filluan goditjet ajrore të NATO-s kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Sulmet filluan në orën 19:45, kur aeroplanët e Aleancës ushtarake lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
Nënkryetari i OVL, Gazmend Syla, tha se janë mirënjohës ndaj SHBA-së për udhëheqjen e tyre në luftën ndaj Serbisë. Syla shtoi se UÇK-ja ishte “çizma e NATO-s” në atë kohë.
“Është emocion i veçantë për ne.
Jemi falënderues përjetësisht ndaj SHBA-së që kanë udhëhequr luftën. Më 24 mars 1999 komanda u dha nga Clark dhe udhëhoqi në luftën ndaj Serbisë, UÇK-ja ishte çizma e NATO-s në atë kohë.
U jemi mirënjohës për sakrificën që kanë bërë për popullin tonë.”