E Premte, 6 Nëntor 2026

“Ku kanë b*th këta”/ Përplasja me kreun e SPAK dhe 2 prokurorët në GJKKO, shpërthen Kryemadhi: Ilir Meta sikur i përkëdheli

Monika Kryemadhi tha se Gjykata e Posaçme ka provokuar atë dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, duke i futur në një sallë për vlerësimin e masën e sigurisë.

“Të gjithë jemi të dyshuar po poshtërsia e tyre më e madhe për të larguar vëmendjen nga Enchro, krimi i strukturuar kërkojnë të bëjnë shoë politik, ndoshta emocional, por nuk i kënaqim dot.

Ku kanë byth me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›