E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Daul ska ofenduarRamen e verteta do te dale

TIRANE- Kryetari i delegacionit te eurodeputeteve Eduard Kukan mohoi qe kreu i i grupit te partive popullore ne Parlamentin Europian Jozef Daul te kete thene se Edi Rama eshte pak i semure.

Zoti Daul nuk i ka thene ato deklarata. Nje mik qe ishte i pranishem ne takimin e Marsejes me tha se Daul nuk e ka thene nje gje te tille. E verteta do te dale se shpejti dhe korrigjimi ose cfare eshte e nevojshme do te gjendet.- deklaroi Kukan gjate konferences per shtyp pas takimit te katert te Komitetit Parlamentar te Stabilizim-Asocimit SAPC qe zhvillua sot paradite ne ambientet e hotel Rogner ne Tirane.

Zyra e shtypit e Keshillit te Ministrave njoftoi dje ne mbremje se gjate fjales ne Kongresin e PPE-ve ne Marseje te Frances Daul e ka cilesuar indirekt kreun e Partise Socialiste Edi Rama ndoshta pak te semure mendor. Miku im Berisha te falenderoj per gjithe punen qe ke bere per te ndaluar gjakderdhjen. Ti ke te drejte dhe une e di qe ne kemi kaluar se bashku disa net pa gjume se bashku me kandidatin socialist qe ndoshta eshte pak i semure. Bashke me Martin Shulc ne kemi arritur bashke me ty dhe ne sajin tend te ruajme shume jete njerezore dhe te respektohen te drejtat e njeriut. Meqenese ti ke dhene kete kontribut per vendit tend ti e meriton kete duartrokitje zoti Berisha eshte shprehur Daul sipas njoftimit te zyres se shtypit te kryeministrise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›