Kukes 3 dite peng 24-vjecarenpranga pengmarresit
KUKES- Autori i dyte i rrembimit te nje 24-vjecare u vu ne prangat e policise se Kukesit diten ne djeshme. Policia ben me dije se vuri ne pranga 30-vjecarin Asllan Bulica banues ne fshatin Kolesjan te Kukesit. 30- vjecari akuzohet se ne bashkepunim me dy persona te tjere njeri prj te cileve tashme i arrestuar pak muaj me pare kane mbajtur peng per tre dite me radhe nje 24-vjecare nga Shijaku. Disa jave me pare policia e Durresit arrestoi organizatorin e rrembimit 28-vjecarin Shkelqim Duraku. Ngjaria ka ndodhur ne 25 nentor te vitit te kaluar. Dy te arrestuarit se bashku me nje te trete moren ne automjet me force 24-vjecaren me iniciale E.M duke e transportuar ate drejt Kukesit dhe e mbajten per 3 dite me radhe te izoluar. Por pasi ka studjuar mundesite per te shpetuar 24-vjecaria mundi te arratiset dhe i denoncoi tre pengemarresit ne polici. Ajo deshmoi ne polici se organizator i pengmarrjes ishte 28-vjecari Duraku ish i dashuri i saj i cili synonte te martohej me force me vajzen. Nga kontrolli i ushtruar ne banesen e 30-vjecarit ne fshatin Kolesjan te Kukesit policia ka gjetur nje arme pa leje dhe vuri ne pranga edhe babain e Asllan Bulices.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com