E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kukës, 69 kuti të numëruara/ PS 31.52% të votave, PD-ASHM 52.62%, PSD 13.85%

69 qendra votimi nga 140 në total, janë numëruar deri më tani në qarkun e Kukësit. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 5.559 vota ose 31.18% .

PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 9.494 vota ose 53.25%. PSD deri më tani në qarkun e Kukësit ka marrë 2.388 vota ose 13.39%.

123 vota ose 0.69%  kanë shkuar për Koalicionin Shqipëria Bëhet, kurse për Partinë Mundësia 118 vota ose 0.66%.

Të përkthyera në mandate PS ka marrë deri më tani 1 mandat, kurse PD-ASHM ka marrë 2 mandate./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›