Kukës/ Sherr me shkopa bejsbolli dhe armë, plagoset një person, policia në kërkim të autorëve

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në Kukës, i cili ka agravuar më pas në përdorimin e shkopit të bejsbollit dhe armës së zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy kushërinj janë konfliktuar me tre persona të tjerë, e për pasojë është plagosur një prej këtyre të fundit.
Policia sqaron se shtetasi S.I është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve.
“Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.
Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/