E Martë, 3 Nëntor 2026

Kukës, nis verifikimi në terren i fermerëve përfitues nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi

Pas mbylljes së aplikimeve për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2024, në Kukës ka nisur procesi i vlerësimit administrativ në terren, për t’i hapur rrugë më pas financimit. 

Aplikuesit në skemat mbështetëse të bujqësisë  janë verifikuar nga veterinerët e shërbimit për numrin e matrikullimit të bagëtive që kanë raportuar në plotësimin e të dhënave. 

Bajram Peposhi, Përgjegjës i Shërbimit Veterinar, thotë se pjesa më e madhe janë të rregullt me përjashtim të disa fermerëve, ku bagëtive  të tyre u ka humbur numri i matrikullimit gjatë kullotave.

Zoti Peposhi thekson se vit pas viti është shtuar numri i krerëve nga fermerët që mbarështojnë bagëti.

Pas verifikimeve në terren  pritet të dalin edhe  përfituesit e kësaj skemë mbështetëse. 

Gazetar
DASHMIR SHEHU

Operator
MALIQ MORINA

Montazh
Endri Sinani

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›