E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Lara Colturi shkëlqen në zbritjen e parë në Semmering

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në zbritjen (lëshimin) e parë në slalomin gjigant në Semmering, duke zënë vendin e tretë në renditje.

19-vjeçarja ka regjistruar një kohë shumë të mirë, është kualifikuar për në zbritjen e dytë dhe mundësitë për një podium në këtë etapë të Kupës së Botës në Ski për femra janë me të vërtetë të madha.

Vetëm Sara Hector dhe Julia Scheib regjistruan një kohë më të mirë se Colturi në zbritjen e parë.

Zbritja e dytë do të nisë në orën 13:00 dhe garën mund të ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›