E Martë, 3 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë për vajza, Apolonia triumfon në finale përballë Egnatias

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Apolonia ka triumfuar për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian me rezultatin e thellë 5-1.

Vajzat fierake dominuan ndeshjen e luajtur të shtunën në “Arenën e Demave”, duke mos e diskutuar në asnjë moment finalen.

Apolonia shënoi 4 gola që në pjesën e parë me Tenutti De Souza (2 gola), Klea Hamonikajn dhe Ahlice Da Silvën.

Egnatia shënoi një gol në pjesën e dytë me Kejsi Pucën, ndërsa rezultatin final e vendosi Vanesa Levendi, që shënoi golin e pestë për Apoloninë.

Ndeshja u mbyll me fitoren e madhe të Apolonisë 5-1. Pas përfundimit të ndeshjes u organizua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të Kupës së Shqipërisë.

Specialisti i departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka, i dorëzoi Kupën e Shqipërisë për vajza ekipit të Apolonisë.

1 nga 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›