E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuqezinjtë mbërrijnë në Serbi/ Kombëtarja e Shqipërisë zbret në Nish, përpara sfidës vendimtare

Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti në Serbi ku të shtunën do të luajnë ndeshjen vendimtare në kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Skuadra kuqezi zbriti në aeroportin ne Nishit pas mesditës. Më pas nën masa të rrepta sigurie, skuadra dhe deegacioni që e shoqëron u nis drejt Leskovacit ku edhe do të luhet sfida.

Një ditë më parë, kombëtarja e Shqipërisë mbylli përgatitjet në Tiranë. Pas problemeve që shoqëruan ditët e para të grumbullimit, anjë prej lojtarëve nuk ka shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë në dispozicion për trajnerin Silvinjo.

Sipas programit, në orën 16:30, Sylvinho do të dalë përpara mediave për konferencën zyrtare në vigjilje të sfidës.

Në orën 17:30, skuadra kuqezi do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Leskovacit./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›