E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur selfie bëhen ekstreme! Kritikohet futbollisti i Inter, Mauro Icardi

Moda e autoportreteve përmes shkrepjeve të fotove me celularë që është pagëzuar me emrin ndërkombëtar “selfie”, po kalon gjithmonë e më shumë kufijtë e privatësisë, dhe shembull I gjallë për këtë është Mauro Icardi.

Futbollisti i skuadrës së Interit, në ditën që lindi vajza Francesca nga marrëdhënia me gruan e tij Ëanda Nara, ka menduar të “qerasë” tifozët dhe ndjekësit në rrjetet sociale, me një foto direct nga salla e lindjes. Maurito ka shprehur gëzimin për lindjen e vajzës dhe për shëndetin e mirë të foshnjes dhe nënës, por nuk kanë munguar dhe ofendimet e njerëzve.

Këta të fundit e kanë akuzuar futbollistin se e ka kaluar limitin, duke mos mbajtur për vete gjërat intime si kjo foto. Në pamje shihet modelja Ëanda Nara me vajzën e sapolindur, dhe sulmuesi gati me telefon “të zgjuar” në dorë. Zgjedhja e tij për të publikuar foton botërorisht, është kritikuar nga mijëra njerëz.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›