Kurset e teknologjisë, Bashkia e Korçës jep bursë 50% për 565 fëmijë

Pas suksesit të një viti më parë kur bashkia e Korçës mbështeti me bursa rreth 200 fëmijë për kryerjen e kurseve të kodimit dhe robotikës, këtë vit kanë nisur përsëri regjistrimet duke rritur edhe numrin e fëmijëve pjesëmarrës por edhe moshën e tyre.
Do të jenë rreth 500 fëmijë të moshës nga 7 deri në 15 vjeç, dhe 65 fëmijë të moshës 6 deri 18 vjeç, të cilët do të mbështeten në masën 50 përqind të vlerës së kursit nga ana e bashkisë së Korçës.
Mbështetja me bursa e fëmijëve ka si qëllim jo vetëm lehtësimin e barrës financiare të familjeve dhe përfshirjen e më shumë fëmijëve, por i shërben edhe vizionit të bashkisë për kthimin e Korçës në një qendër të inovacionit dhe teknologjisë, duke i drejtuar fëmijët dhe të rinjtë drejt mundësive të pafundme që ofron bota e teknologjisë së informacionit.
/rtsh/