E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurthi i tensionit, Simone Biles i vjen në ndihmë Malinin: Duhet të dijë që nuk është vetëm!

Kampionia amerikane e gjimnastikës përjetoi një tronditje të ngjashme me atë të patinatorit në Tokyo 2021.

Nëse ka një njeri që mund të kuptojë qartë atë që kaloi Ilia Malinin të premten e kaluar, në garën katastrofike të patinazhit të figurës, është Simone Biles. Kampionia amerikane e gjimnastikës, që përjetoi një tronditje të ngjashme në Olimpiadën e Tokios 2021, ndoqi nga afër garën e Malinin, ku patinatori gaboi fatalisht dhe mbeti jashtë zonës së medaljes. Ajo ka dashur ta inkurajojë sportisin pas asaj që ndodhi.

“Doja që të kishte afër dikë, – ka thënë Biles, – që mund t’i konfirmonte ndjenjat e tij, të dinte se kemi përjetuar të njëjtat gjëra dhe që mund të dilet fitues.

Në Tokio gjimnatsja 7 herë kampione olimpike ishte favorite për të fituar 5 të arta, por pësoi një lloj “stakimi” të natyrës mentale, një “twisties”, që e detyroi të tërhiqej nga disa gara. U kthye në shtëpi vetëm me një të argjendtë në garën ekipore dhe një të bronztë në tra. Për gjithë këtë situatë ajo foli me Malinin.

“Teksa po i tregoja çfarë mendoja për atë që ai kaloi, – ka vazhduar Biles, – dhe se si ta kalonte situatën për të vazhduar përpara, ai më përgjigjej: Ekzakt”.

Dy herë kampion bote në fuqi dhe katër herë kampion kombëtar, në skenën olimpike Malinin pati presion, pësoi një kurth tensioni, duke e kthyer garën e tij në një makth, që e çoi në vend të 8-të dhe e la pa medalje.

Malinin pranoi mes lotësh se “nuk ishte gati të përballonte tensionin”. Pas paraqitjes aq të dobët, Malinin u kontaktua nga shumë sportistë të tjerë, por Biles gjeti fjalët e duhura: “Isha vërtet e shqetësuar, – ka thënë ajo, – për shëndetin e tij mental.

Kur pret të bësh garën e jetës dhe nuk ia del, shqetësohem se si kjo situatë mund të ndikojë në shëndetin mental dhe se si do ta perceptojë bota. E kam përjetuar vetë këtë eksperiencë dhe kam hyrë mënjëherë në modalitetin e mbrojtjes” – ka përfunduar Biles.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›