Kurti: Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët të zbresin në Amerikë

PRISHTINË, 26 mars/ATSH/ Kosova do të luajë me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria me Poloninë në ndeshjet jashtë vendit, dhe emocionet janë të mëdha për tifozët dhe gjithë kombet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në rrejetet sociale iu ka uruar suksese në këtë ballafaqim të dy kombëtareve.
“Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndërrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët të zbresin në Amerikë”, shkroi Kurti.
Ndeshjet jashtë vendit nuk janë vetëm sfidë sportive, por edhe një moment për të bashkuar kombin dhe për të treguar krenarinë për talentin shqiptar.
Ndeshjet zhvillohen sonte, duke filluar nga ora 20:45.
/KosovaPress//r.e/