Kurti: Të dhënat e reja për viktimat e luftës publikohen në fund të janarit 2027 - ATSH -
PRISHTINË, 6 nëntor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se të dhënat e reja për viktimat e luftës do të publikohen në fund të janarit 2027.
Gjatë vizitës në Institutin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku u takua me drejtorin e tij Atdhe Hetemi, Kurti tha se databaza përditësohet çdo ditë.
“Në fund korrikut e kemi pasur publikimin e listës preliminare të viktimave të vrarë të luftës, me 13195 persona të verifikuar për periudhën 1998-2000. Databaza përditësohet çdo ditë, ndërsa rezultatet e reja të përditësimit do të publikohen pas gjashtë muajsh, që i bie në fund të janarit të vitit 2027”, tha Kurti.
Me këtë rast, Kurti pranoi raportin vjetor të punës të këtij instituti.
Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë shënon sivjet trevjetorin e themelimit. /KosovaPress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
