E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet (DOKUMENTI)

Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit.

Kjo është bërë e ditur përmes një letre të cilën i ka drejtuar Sekretariati të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka dhënë dorëheqje pak orë para betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kurti qëndroi si kryeministër i Kosovës deri më sot, teksa pritet që në seancën e sotme të votohet edhe Kryetari i Kuvendit e ndoshta edhe qeveria e re e Kosovës./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›