Kush do ta realizoje skulpturenper 100 vjetorin e Pavaresise
TIRANE- Konkursi per realizimin ne skulpture te vepres monumentale kushtuar 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise 28 nentor 1912- 28 nentor 2012 eshte shpallur zyrtarisht dy dite me pare nga Galeria Kombetare e Arteve ne Tirane. Rubens Shima drejtori i GKA-se thote se ky eshte nje nga eventet me te rendesishme te vitit qe vjen. Disa nga kushtet qe duhet te plotesoje vepra qe do te personifikoje 100 vjet shtet jane Vepra monumentale duhet te jete e permasave te medha. Permasat do te jepen ne momentin e percaktimit perfundimtar te sheshit ne te cilin do te vendoset ky monument ne qytetin e Tiranes.Lartesia gjeresia dhe gjatesia e vepres monumentale do te jene ne varesi te modelit qe do te paraqese artisti grupe artistesh apo studio skluptore. . Pas aprovimit te bocetit realizimi i vepres monumentale mund te jete ne materiale si i derdhur ne bronz apo beton i gdhendur ne gur ose mermer si dhe ne teknika te tjera te perziera. Ne konkurs kane te drejte te marrin pjese artiste dhe arkitekte shqiptare kudo qe jetojne artiste dhe arkitekte te huaj si dhe studio te skulptures shqiptare dhe te huaja. Modeli i konkurrimit nuk duhet te kete qene pjesemarres apo te jete ekspozuar ne asnje veprimtari te meparshme. Cdo artist apo studio skulpture nuk mund te marri pjese me me teper se dy modele konkurruese. Modeli konkurrues duhet te jete i realizuar ne materialin allci. Te gjithe pjesemarresit duhet te dorezojne se bashku me modelin konkurrues dhe nje foto te tij si dhe CV dhe foto personale ne Galerine Kombetare te Arteve. Afati i dorezimit te dokumentacionit eshte nga data 27 shkurt - 2 mars. Ky afat nuk duhet shkelur. Shpallja e fituesit te konkursit do te realizohet nga Juria e konkursit me date 9 mars. Keto jane disa nga kushtet qe ben me dije Shima. Juria do te jete nderkombetare dhe do te kete gjithsej 9 anetare. Koha e vendosjes se monumentit duhet te permbushet deri ne daten e inagurimit 28 nentor 2012 etj.