E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush e donte “kokën” e Veliajt? Avokati: Nesti Angoni është i PS. Hitaj: Rama nuk ka rivalë brenda partisë

“Kush e donte kokën e Veliajt?”, kjo ishte një tjetër pyetje që u bë këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio, avokati Ervin Karanxha tha se dikush brenda PS-së, duke theksuar se Nesti Angoni personi qe e ka denoncuar vjen nga radhët e socialistëve, pasi dinte çdo lëvizje të klryebashkiakut të Tiranës.

Por për gazetarin Arbër Hitaj këto janë teori konspiracioni, pasi Rama në asnjë moment nuk është ndier i rrezikuar.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kush e  donte “kokën” e Veliajt, përveç opozitës, a kishte njerëz kundër tij brenda PS?

Hitaj: Edhe mund të ketë patur, por unë se besoj. Zoti Rama nuk ka qenë asnjëherë i dobët. Rama në të gjitha sondazhet ka qenë fitues, edhe në këto zgjedhje ka qenë konstante. Nëse ka patur tentativa për t’i zënë vendin, ëhstë naivitet politik.

Gjokutaj: Erjon Veliaj me Fatmir Xhafën i hapte problem Ramës.

Hitaj: Si i kapte me herësin? Xhafa e theu prapë herësin, pa Veliajn fitoi.

Borakaj: Përmende Ramën po a kishte të tjerë?

Hitaj: Nuk ka. Se Zoti Rama me atë që bëri, me tre mandate për Bashkinë, Zoti Veliaj do të ishte pa punë në 2027.

Borakaj: Mund të ishte ministër.

Hitaj: Po mund të ishte ministër, por nën urdharat e Ramës. Prandaj them që zoti Rama nuk ka qenë asnjëherë i dobët.

Gjokutaj: Xhentile Maradonës i fuste shkelmin pa e kapur topin Maradona.

Hitaj: Është njësoj si të themi që zotit Berisha duam t’i zënë vendin, nuk ja zënë dot vendin.

Borakaj: Karanxha, kush e donte kokën e Veliajt?

Karanxha: Për mendimin tim nesti Angloni është i PS-së. Dinte çdo gjë. I gjithë diskutimi është a ishte burrë apo grua.

Borakaj: Ti si dyshon?

Karanxha: Me daljen e ligjit të ri mund të jetë i tretë, mendoj se është grua.

Borakaj: Për kë dyshon?

Karanxha: Këto me flokë të gjata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›